Takimi me Kryeministrin Haradinaj
-
Sot se bashku me KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung dhe SHPDKdhe kompanite CNC NOLL SH.P.K, SHEHU dhe Ndertuesi u pritem ne takim nga Kryeministri Haradinaj per te diksutuar per per perkrahjen e qeverise per sektorin privat ne fushen e eksportit dhe edukimit profesional.
Ne e njoftuam Kryeministrin per sfidat me te cialt kompanite Kosovare perballen ne eksport dhe kerkuam nga Qeveria qe ti ndermerr disa hapa konkret ne mbeshtetje te sektorit privat, sidomos qe te negocioj marreveshje bilaterale me Qeverine Gjermane dhe Qeverite e vendeve tjera si Zvicra, Austria dhe shtetet Skandinave qe te ju mundesohet kompanive Kosovare qe ne kuader te kontratave qe i kane me kompanite nga keto shtet te transferojne stafin e vet me viza pune per te kryer sherbime.
Çasja e Kryeministrit ishte shume pozitive dhe ne kete iniciative na e ofroi mbeshtetjen e vete te plote dhe te kabinetit qeveritar dhe kerkoi qe gjitha kerkesa tona ti artikulojme me saktesi dhe ti adresojme tek qeveria per per mbeshtetje.
Por, gjithesesi kur flasim per eksportin, na duhet te shprehim mirenjohje dhe Falenderim te veçante per projektin Creating Employment through Export Promotion te GIZ Kosovo te cilet po bejne nje pune te jashtezakonshme ne mbeshtetje te sektorit privat dhe promovim te eksportit.