Kerkesa e sektorit privat per ndryshimin e ligjit te prokurimit
-
Sot se bashku me Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovësdhe Kosovo Apparel Marketing Association u takuam me Kryeparlamentaren Znj. Vjosa Osmani dhe Deputetet, Znj. Donika Kada dhe Znj. Mimoza Kusari – Lila.
Gjatë takimit diskutuan mbi këtë inicativë por edhe për sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar bizneset kosovare, si dhe për mundësitë, instrumentet dhe politikat për t’i mbështetur ata në mënyrë të qëndrueshme.
Nga ana e përfaqësuesve të prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve vendore u përmend fakti se pandemia i ka dëmtuar rëndë bizneset kosovare me humbje financiare dhe në fuqi punëtore. Ndaj ndihma ndaj bizneseve u tha se duhet të jetë e menjëhershme dhe me prioritetet në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike.
Ditëve në vazhdim, përfaqësuesit e prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve vendore do të takohen edhe me grupet parlamentare për t`i prezantuar kërkesat e tyre.