Ftesë për pjesëmarrje në trajnime “CNC Operatorët”
-
Të nderuar,
Klusteri i Industrisë se Metaleve dhe Energjisë së Ripertëritshme (KIMERK) ju fton të merrni pjesë në trajnimin “CNC Operatorët” qe do të organizohet në kuader të projektit “Enhance capacity of local companies to access regional and international markets” ” i cili është mbështetur nga projekti Creating Employment through Export Promotion i GIZ Kosovo dhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
Ky trajnim ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të stafit të kompanive që operojnë me makinat CNC dhe punekerkuesve per te gjetur pune.
Trajnimi përveq temave standard për CNC makinat, do të ju adaptohet edhe nevojave konkrete që i kanë kompanitë pjesëmarrëse dhe për ketë arsye gjatë punës praktike, trajneri së bashku me pjesëmarrësit e trajnimit do të vizitojnë disa kompani locale ku do të punojnë praktikisht me makinat CNC, dhe cdo kompani qe dëshiron të zgjidh ndonjë problem me makinat e veta do të ketë në dispozicion ekspertin që do të angazhohet si tarjner.
Trajnimi pritet te filloj gjate muajit Tetor, ndersa per detaje do te njoftoheni ne nderkohe.
Trajnimi zgjat 8 ditë.
Trajnimi eshte pa pagese dhe ne fund te trajnimit do te leshon certifikatat e pjesemarrjes,
Vendi dhe koha e mbajtjës së trajnimit do të caktohen në ndërkohë. Të gjithë pjesëmarrësit e perzgjedhur do të njohtohen paraprakisht.
Aplikimi mund te behet permes email adresen: [email protected].
Temat e trajnimit përfshijnë:
1. Hyrje në NC dhe CNC makinat meralprerëse,
2. Llojet e interpolimit për Gcode (G1, G2, G3) dhe programimi me koordinatat absolute G90, dhe inkrementale (G91),
3. Sqarimi i funskioneve të G-Codeve dhe M – codeve,
4. Kuptimi dhe specifikimi i vizatimeve të cilat duhet realizuar dhe rezultatet e deshiruara pas kuptimit të skicave të projekteve dhe vizatimit teknike etjerë,
5. Disajnimi i detaleve makinerike me ndihmën e Softuerëve të familjes CAD / CAM,
6. Përgatitja dhe përdorimi i makinave CNC për të kryer detyra të tilla si tornim frezim, shpim, frezim, retifikim, plasma, shtancim, lakim etjerë,
7. Dëshifrimi (Instruksionet e) i komandave të monitorit të kompjuterit në mënyrë që makinat të mund të kryejnë funksionin e duhur të procesit teknologjik si për tornim dhe frezim etj.,
8. Matja dhe kontrolli i copave punuese (pjesëve të makinerisë) me Nonius, mikrometër dhe vegla tjera për matje të realizuara dhe krahasimi i tyre me kërkesat e tregut, për të vlerësuar nëse procesi i prodhimit është realizuar siç duhet,
NJOFTIM: Te gjithe kandidatet qe e perfundojne kete trajnim do te kene mundesine te bejne pune praktike 3 mujore ne kompanite anetare te KIMERK dhe kompanite tjera partnere.
Shpenzimet ditore per punen praktike do te mbulohen 1 muaj nga kompania dhe 2 muaj nga projekti.