Home
About Us
News
Members
Trainings
Join Us
Jobs

Ftesë për trajnim – Aftësitë e buta

  1. Ftese per pjesëmarrje në trajnim – Aftësitë e buta (Soft skills) Të nderuar studentë dhe punëkërkues.Me mbështetjen e projektit Enhancing Youth Employment- EYE Project, KIMERK ka zhvilluar platformen qe ka për qëllim krijimin e lidhjes në mes të punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

    Platforma tani është funksionalizuar dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të shfytëzuesve të cilët do të kenë mundësitë t’I ngarkojnë CV-të e veta në sistem dhe përmes kësaj platforme të gjëjnë punëdhënësin e vetë në industri dhe sektorin e energjisë.

    Në kuadër të këtij projekti, KIMERK do të organizon trajnime për aftësitë e buta (soft skills) në mënyrë që punëkërkuesit, studentët dhe profesionistet tjerë të mësojnë se si të përpilojnë një CV profesionale, si të paraqiten ne një intervistë për punë, dhe si të ngarkojnë CV-në e vetë në platformen e punësimit.

    Trajnimi zgjatë 3 ditë për grup, dhe për shkak të masave kundër COVID 19, numri I pjesëmarrësve në trajnim është I kufizuar.

    Vendet e mbajtjës së trajnimit do të jenë:

    • Prishtinë – 10 persona

    • Ferizaj – 10 persona

    • Mitrovicë – 10 persona

    Të gjitha trajnimet do të mbahen gjatë muajit Nëntor.Per te aplikuar per kete trajnim, ju lutem dergoni email ne: [email protected] Verejtje:

    Nese situata me pandemine COVID 19 e pamundeson mbajtjen e trajnimeve fizike, atehere keto trajnime do te mbahen online.

    1010

Tel:
+38344419926
Adresa:
Rr. Muharrem Fejza Objekti Princesha 1-1
Email:
[email protected]
Klusteri I Industrisë se Metaleve, Energjisë së Ripërtëritshme dhe Inovacionit të Kosovës (KIMERIK)